Rreth Nesh
Njihuni me Lavanderi NDRRIN, partner i besuar i bizneseve në Shqipëri.

Lavanderi NDRRIN - Cleaning Solutions
Lavanderi NDRRIN është një kompani industriale lavanderie e vendosur në Durrës, Shqipëri. Me një impiant modern dhe pajisje të teknologjisë së fundit, ne ofrojmë shërbime profesionale lavanderie për sektorin e hotelerisë dhe shëndetësisë.
Kompania jonë është e certifikuar me standardet ndërkombëtare ISO 9001, ISO 14001, ISO 45001 dhe ISO 14065, duke garantuar cilësinë, kujdesin për mjedisin dhe sigurinë në punë.
Ne besojmë që çdo detaj ka rëndesni. Nga momenti që tekstilet mblidhen deri tek dorëzimi përfundimtar, ne ndjekim protokolle të rrepta për të siguruar cilësinë më të lartë.

Misioni Ynë
Të ofrojmë shërbime lavanderie industriale të cilësisë më të lartë, duke përdorur teknologji moderne dhe duke respektuar standardet ndërkombëtare të higjienës dhe sigurisë. Synojmë të jemi partneri më i besuar për biznesin tuaj.
Vizioni Ynë
Të bëhemi kompania lider e lavanderiesë industriale në rajon, duke u njohur për profesionalizmin, besueshmerinë dhe kujdesin ndaj mjedisit. Aspirojmë të vendosim standarde të reja në industri.
Ekipi Ynë
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të trajnuar me eksperiencë në industrinë e lavanderiesë. Çdo anëtar i stafit është i dedikuar ndaj cilësisë dhe kënaqësisë së klientëve.
Eksperienca
Me vite përvojii në sektorin e lavanderiesë industriale, kemi ndërtuar një reputacion të fortë për besueshmeri dhe profesionalizm. Klientët tanë janë dëshmi e punës sonë cilësore.
